Konjufca pranon letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Levin
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 26 April 2021
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të legjislativit, duke theksuar përkushtimin për të zhvilluar më tej lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës në fushat me interes të përbashkët.
“Kam kënaqësinë e madhe të ju shpreh urimet e mia të ngrohta në rizgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam i bindur që mandati juaj aktual do t’u lejojë të punoni për të mirën e parlamentit dhe popullit të Kosovës, si dhe për të mirën e lidhjeve të sapoformuara midis parlamenteve tona.
“Me kënaqësi theksoj që edhe pse Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie zyrtare rishtazi, këto lidhje janë jashtëzakonisht të ngrohta. Treguesi më i madh i forcës së këtyre marrëdhënieve është vendimi i qeverisë suaj për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit”.
“Unë shpresoj që mandati juaj aktual do të lejojë zhvillimin e lidhjeve më të forta midis Knessetit (Parlamentit të Izraelit) dhe Kuvendit të Kosovës, dhe do të sigurojë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja në një larmi fushash me interes të përbashkët. Si Kryetar i Knessetit (Parlamentit të Izraelit), unë personalisht jam i përkushtuar të jem një partner aktiv në përpjekjen e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimet tona parlamentare dhe administrative. Unë jam i bindur se duke vepruar kështu, do të sjellim përfitime të mëdha si për legjislaturat tona ashtu edhe për kombet tona në përgjithësi”.
“Unë pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem, sapo t’i kapërcejmë sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, shpresoj se mund të gjejmë rrugë shtesë për bashkëpunim të menjëhershëm”.
“Ndërsa presim një bashkëpunim të frytshëm midis legjislaturave tona, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj dhe t’ju uroj që të keni shëndet të vazhdueshëm ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...