Nesër seancë paragjyqësore ndaj “Komandant Ujkut”
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 22 April 2021
Seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të mbahet nesër. Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku” është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale të hënën. Pasi u pyet nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, Shala tha: “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”.
Ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat.
“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, tha Shala.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.
Ndaj Shalë është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. /Express/
Të tjera
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...