Lajme

Qeveria Kurti e ulë pagën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 21 April 2021

Punëtorët shëndetësorë të cilët gjatë gjithë kohës ishin në frontin e parë në përballje me pandeminë nga qeveritë morën edhe një pagë shtesë përveç pagës së tyre.

Gjatë kohës së qeverisë Hoti kur në krye të Ministrisë së Financave ishte, Hykmete Bajrami, mjekët dhe infermierët morën një pagë shtesë prej 300 euro përveç pagës së tyre fikse.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’i ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, kishte deklaruar Bajrami.

-Advertisement-

Lajm i mirë për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, qeveria merr vendimin për shtesat

Ndërsa në mbledhjen e sotme të qeverisë Hoti u mor vendim që ta ndahen pagat shtesë për punëtorët shëndetësorë, e kjo shifër sipas vendimit do të jetë vetëm 150 euro.

“Shtesa në pagë sipas këtij paragrafi paguhet për muajt prill dhe maj. Shuma shtesë të cilën do të marrin mjekët dhe policia është 150 euro”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga mjekët dhe infermierët .

Infermieri, Enlirat Duraku ka thënë se sakrifica, mundi dhe angazhimi i tyre shkoj me -50% zbritje.

150€ shtesa !? Sakrifica, mundi, angazhimi dhe puna -50% zbritje ! Sindikata e Infermierëve të Kosovës, Oda e Infermierëve të Kosovës

Duhet të reagoni si zakonisht përmes Facebook edhe e përfundoni obligimin tuaj”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

150€ shtesa !?

Sakrifica, mundi, angashimi dhe puna -50% zbritje !

Sindikata e Infermierëve të Kosovës
Oda e…

Posted by Enlirat K. Duraku on Wednesday, April 21, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera