Mbushen terapitë intensive, Merkel nuk përjashton vendosjen e karantinës
Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 08 April 2021
Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” në luftën kundër infektimeve që kanë marrë hov në vend.
Një zëdhënëse e kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithmonë e më të madh dhe Merkel, sipas saj, është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi. Teksa Gjermania gjendet ne mesin e betejës me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer, raporton TCh.
“Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo. Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë në terapi intensive.
Lexo Edhe:
“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar”, u shpreh ajo. Sipas Institutit Robert Koch, të dhënat kombëtare tregojnë 110.1 raste për 100.000 banorë.Duke u bazuar në sistemin federal gjerman, secili land ka të drejtën që të vendosë vetë për rregullat e menaxhimit të pandemisë.
Të tjera
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...