Masat e reja Anti-COVID/ Gastronomia pa mbështetje nga shteti
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 06 April 2021
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti 2 për masa të reja ku do të ketë mbyllje të shumë veprimtarive të pavarura për 12 ditë, për shkak të pandemisë me koronavirus.
Azemi ka thënë se paraprakisht Qeveria është dashur të ketë një plan për stimulimin e punëtorëve në sektorin privat, të cilët do të mbeten pa punë gjatë kësaj kohe.
Ai kujton se edhe pakoja emergjente e vitit të kaluar nuk ka gjetur zbatim të plotë, pasi që shumë prej punëtorëve nuk kanë marrë shumën 170 euro dhe nuk ka gjetur zbatim as vendimi për stimulimin e punëtorëve të larguar nga puna.
“Realisht ne e kemi kundërshtuar këtë mbyllje për arsye, sepse nuk kemi mjete mbështetëse shtesë, që punëtorët e sektorit privat kryesisht gastronomisë dhe profileve të ndryshme nuk ka asnjë garanci që këta punëtorë do të paguhen. Unë e them me plot përgjegjësi se më lehtë do ta kenë pronarët e kompanive se sa ne punëtorët, sepse pronarët e kompanive kanë disa kursime dhe mund t’ia dalin të qëndrojnë, përderisa ne punëtorët e sektorit privat punojmë sot për nesër, nëse nesër na ndalohet puna, pasnesër na duhet të dalim dhe të kërkojmë mjete diku borxh”, tha ai.
Në pakon për rimëkëmbje ekonomike të vitit të kaluar shumë punëtorë nuk e kanë marrë stimulimin prej 170 euro. Azemi përkujton se edhe pagesa për tre muajsh me nga 300 euro për punëtorët e larguar nga puna, nuk ka gjetur zbatim.
“Ne nuk jemi kundër mbylljes së arsyeshme, por jemi kundër asaj se si është vepruar: po të mbylli njëherë dhe çka tutje? Duke u nisur nga e kaluara, nga masa për rimëkëmbje ekonomike dhe masa të tjera që kanë qenë për punëtorë të dedikuara, ne e themi me plot përgjegjësi se 70% të atyre mjeteve kanë shkuar në llogari të punëtorëve. Ne kemi ende shumë punëtorë, të cilët stimulimin prej 170 euro nuk e kanë marrë. Ne kemi që nga viti 2020, në dhjetor të vitit të kaluar, kur u mor vendimi se do të stimulohen punëtorët e larguar nga puna, 3 herë me nga 300 euro, as nuk është bërë, por as në formën se si janë marrë vendimet nuk do të bëhet”, tha ai për KosovaPress.
Për ditët e mbylljes, Azemi thotë se nuk ka asnjë garanci që këta punëtorë do të paguhen gjatë periudhës që nuk do të punojnë.
“Ne kemi informacione vetëm përmes mediave dhe është dashur një plan i detajuar nëse ka mjete. Po mendon që për 12 ditë duhet të mbyllet, atëherë duhet bërë kalkulime për secilin punëtor dhe ato mjete për 12 ditë të dalin qysh tash dhe ne nuk kemi asnjë garanci duke u nisur nga e kaluara, që një vit nuk kemi një garanci që ne do të stimulohemi për këto ditë sa të rrimë në shtëpi. Absolutisht pronari i kompanisë as nuk dëshiron të dëgjojë për kohën sa ka qenë i mbyllur, sepse ai thotë se ka qenë i sanksionuar nga shteti dhe nuk ka nga t’i marrë (paratë), pra kjo barrë i bie qeverisë se sa do të reflektojë, unë po dyshoj”, tha ai.
Sipas vendimit të qeverisë të datës 6 prill 2021, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato do të lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.
Të tjera
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...