Sport

A do të luaj Ramos kundër Kosovës, flet Enrique

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 30 March 2021

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Spanjolli ka folur për gjendjen e lojtarëve.

I pyetur nëse mbrojtësi, Sergio Ramos, do të luaj ndaj ‘Dardanëve’, ai është përgjigjur.

-Advertisement-

“Sergio Ramos luajti 45 minuta në ndeshjen e parë, ai nuk luajti në ndeshjen e dytë, a pësoi përkeqësim ai? Ju shqetëson spekulimi? Sergio është në gjendje të mirë dhe në dispozicion të trajnerit. Vendimin ua them lojtarëve së pari dhe pastaj do ta bëjmë publik”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës luhet të mërkurën mbrëma në ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera