Si u vra Adem Jashari – Rrëfimi ekskluziv i bashkëluftëtarit të tij
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 05 March 2021
Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Ragip Jashari i cili është njëri nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jasharit, ka rrëfyer momentet si filluan luftimet.
Ai ka thënë që gjatë asaj kohe, kishin pranuar edhe telefonata për shtim të forcave serbe, por të cilat nuk i kishin marrë shumë seriozisht.
“Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur ishim në Odën e Komandantit Legjendar, Adem Jsharit dhe në ora 5;00 filloi të qitet rrethi në lagje. Ishim në bashkëbisedim me Hamzën. Gjatë asaj kohe, u bënë dy telefonata, që na treguan që po grumbullohen forcat serbe në lagjen Jashari. Ashtu qysh jemi kon, kemi dalë dhe jemi përgatitë me atë armatim që e kemi pasë. Kemi dalë nga kjo Kullë e cila është simbol”.
“Kishim një paralajmërim rreth orës 4;00 ku bashkëluftëtari i joni Hysen Gucati tha se shumë forca po grumbullohen dhe nuk e morëm tragjike. Kur erdhi mëngjesi filloi rrethimi. Pamë tankun që doli nga bunkeri. Kanë ardhë forcat e armatosura nga fshati Klinë dhe kemi dalë ata që ishim në Odë, Hamza, baca Shaban dhe djemtë e rinj të cilit ishin të përgatitur. Rreth orës 7 e 25 kanë filluar luftimet te Jasharët. Luftime ka pasë në tërë lagjen”, tha tutje Jashari.
“Ne ishim të përgatitur për një luftë, e dinim që do të ndodhë një ditë dhe familja e komandantit legjendar ishte e përgatitur për luftë. Neve na stërvitën për të bërë rezistencë, pasi artileria e forcave serbe ka qenë shumë e madhe, por kurajo për liri neve na bëri të fortë, na bëri të frymëzohemi dhe të luftojmë aq sa kemi pasë mundësi”.
Ragip Jashari kujton edhe fjalët që kishte thënë Adem Jashari në momentin kur tanku serb kishte arritur në lagjen e Jasharëve.
“Burra erdhi dita t’i tregojmë shkaut si luftojnë burrat dhe si vdesin për liri”, tregon Ragipi fjalët e Adem Jasharit në momentin kur po fillonin luftimet.
“Familja Jashari ka ra dëshmor për këtë popull dhe për këta njerëz. Këtu është luftuar ballë për ballë me armikun serb. Edhe municion nuk kemi pasë aq sa duhet. Ishte vullneti, arsyeja për liri, pasi për të sakrifikuar familjen është fenomen i rrallë. Një familje që i sakrifikon 20 anëtarët e familjes për liri”.
Të tjera
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...