Lajme

7,782 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 01 March 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër coronavirusit, por tashmë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente.

Rreth 20 pacientë kanë marr këtë përbërës të gjakut, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi.Ndërsa, nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) thonë se nuk kanë rezerva të mjaftueshme të plazmës së gjakut.Ndryshe, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar kryetarët e komunave kanë konstatuar se numri i të testuarve gjatë ditës nuk është në përqindje të lartë, në mënyrë që të shqyrtohen masat dhe për ketë arsyeje, ata si asociacion nuk kanë rekomanduar ndryshim të masave anti-Covid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera