Vdes ish-ministri saudit që e kishte rrëzuar në gjunjë Perëndimin
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 23 February 2021
Sheikh Zaki Yamani, mishërim i fuqisë së karburanteve arabe dhe simboli i embargos së naftës më 1973 që e kishte sjellë në gjunjë Perëndimin, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
I njohur për sjelljen e tij elegante, puna e tij 24-vjeçare në udhëheqjen e punëve rreth karburantit të prodhuesit më të madh në botë të naftës e bëri atë figurë botërore gjatë periudhës së “shokut të naftës” në vitet e shtatëdhjeta.
Lajmin për vdekjen e ministrin e raportoi televizioni shtetëror saudit, pa e përmendur shkakun e vdekjes. Sidoqoftë, në njoftim thuhet se ish-ministri do të varroset në qytetin e shenjtë të Mekës, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.
Yamani e kishte ndihmuar vendin e tij që ta udhëhiqte praninë mbizotëruese në Organizatën e Shteteve Eksportuese të Naftës që nga themelimi i saj.
Yamani ishte përfaqësuesi i parë i Arabisë Saudite në bordin e guverantorëve të OPEC-ut në vitin 1961. Nga ky pozicion, ai u bë i njohur për stilin e qetë të negocimit, të cilin më pas u munduan ta imitojnë ministrat sauditë.
Kur Izraeli ishte sulmuar befasisht nga Egjipti, Siria dhe aleatët e tyre më 1973, presidenti i ShBA-së në atë kohë, Richard Nixon, kishte dalë në përkrahje të Izraelit. OPEC-u ia pakësoi furnizimin me naftë ShBA-së për 5 për qind në muaj.
Kur Nixon-i e vazhdoi përkrahjen ndaj Izraelit, vendimi i OPEC-ut u bë ajo që do të njihej si “arma e naftës” – embargo totale ndaj Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve tjera, transmeton Gazeta Express.
Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara u rrit për 40 për qind, duke shkaktuar mungesë të karburanteve dhe radhë të gjata të pritjes në pompa. Çmimi i naftës në nivel botëror ishte katërfishuar, duke çuar në pasurimin e vendeve arabe që vërehet edhe sot.
Të tjera
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...