Lajme

Njeriu i afërt i Thaçit e pranon dhe tregon se ku gaboi PDK-ja në këto zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 22 February 2021

Arsim Bajrami, sh-bashkëpunëtor i afërt i Hashim Thaçit, derisa ky i fundit ishte në krye të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje më shumë sesa votë për këtë parti ishte shprehje e zhgënjimit të qytetarëve.

Deklaratat e tij ku “godet” ashpër Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, është bërë virale, dhe po qarkullon në rrjetin social në “Facebook”.

“E kam thënë edhe në intervistat e mija, rrëzimi i Qeverisë së Albin Kurtit në kohë pandemie ka qenë një gabim fatal i subjekteve politike, dhe është krijuar një neveri tek qytetarët që aso kohe kanë qenë të brengosur për mbijetesën”, deklaron Bajrami në këtë intervistë.

-Advertisement-

Duke aluduar në Albin Kurtin, kandidat për kryeministër dhe fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Bajrami thotë se ka ardhur koha e tyre për ta formuar qeverinë, kurse humbësit të shkojnë në opozitë.

“Kjo votë kaq e madhe për një parti politike, është një përgjegjësi shumë e madhe për vendin. Lutem që kjo të ketë sukses, sepse është në të mirën e vendit. Mendoj se ka ardhur koha që fituesi ta bëjë qeverinë, kurse humbësi opozitën. Të provohet Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në pushtet”, shprehet ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera