ShSKUK-ja gjatë këtij viti synon funksionalizimin e shërbimit për fekondim artificial
Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 22 February 2021
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), synon që brenda këtij viti të funksionalizojë shërbimin për fekondim artificial. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se për ofrimin e këtij shërbimi tashmë kanë filluar punimet për adaptimin e këtyre hapësirave. Krasniqi ka folur edhe për planet e tij në krye të ShSKUK-së, ku ka thënë se synim është ngritja e disiplinës, transparenca e llogaridhënia.
“Një nga pikat e mia të udhëheqjes në këtë mandat është ngritja e disiplinës në punë transparenca dhe llogaridhënia. Pra të gjithë të punësuarit në njësinë përbërëse të SHSKUK-së duhet të respektojnë orarin e punës, të ngrisin llogaridhënien dhe transparencën në raport me qytetarët por edhe me mediet. Poashtu kemi filluar punimet për adaptimin e hapësirave për futjen e shërbimit për fekondim artificial dhe brenda këtij viti kemi planin që ta funksionalizojmë këtë shërbim në kuadër të QKUK-së. Është diçka që bëhet në baza të rregullta ditore dhe baza individuale”, ka thënë ai.
Krasniqi ka folur edhe për largimin e ish-drejtoreshës së Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha, që sipas tij, ajo në letrën e saj ka përmendur arsyet e saj personale të largimit, duke shtuar se është në kërkim të zëvendësuesit të ri.
“Në letrën që na ka ofruar ka përmendur arsyet personale të dorëheqjes dhe unë jam në kërkim të zëvendësuesit të ri që do ta drejtoj klinikën infektive. Ende nuk kam marrë vendim se a është drejtoreshë në dorëheqje”, shtoi ai
Krasniqi ka thënë se objekti i mjekësisë sportive tani është funksional dhe janë në dispozicion 101 shtretër.
“Objekti i mjekësisë sportive tani më është funksional dhe kemi në dispozicion 101 shtretër. Që të gjithë janë të lidhur në sistemin qendror të oksigjenit dhe ka kushte jashtëzakonisht të mira për trajtimin e pacientëve”, shtoi Krasniqi
Sipas tij, shumica e shërbimeve nuk janë ndalur gjatë kohës së pandemisë duke përfshirë klinikat radiologjike, gjinekologjikë, shërbimet për pacientët e sëmurë me kancer, shërbimet në klinikën e pediatrisë.
“Ne kemi rikthyer këto shërbime që nga 5 janari i këtij viti. Ne kemi rikthyer vizita specialistike në të gjitha ambulancat specialistike përfshirë edhe në QKUK dhe spitalet e përgjithshme dhe poashtu kemi bërë kthimin gradual të shërbimeve kirurgjike të ashtuquajturat rastet e ftohta. Pra janë rikthyer në tersi të gjitha shërbimet të cilat kanë qenë të pezulluara gjatë kohës së pandemisë”.
“Por shumica e shërbimeve nuk janë ndalur përfshirë ato radiologjike, gjinekologjikë, shërbimet për pacientët e sëmurë me kancer, shërbimet në klinikën e pediatrisë nuk kanë qenë të ndalura gjatë kohës së pandemisë”, shtoi Krasniqi.
Të tjera
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...
-
Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimi...
-
LAJMI I FUNDIT: Gërvalla njofton se Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht ...
-
Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, Policia zbardhë detajet
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq. Lajmin ...
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...