12 vite të martuar por pa fëmijë, çifti merr lajmin e madh në studio
Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 21 February 2021
Kur dy njerëz dashurohen me njëri-tjetrin ata shpresojnë dhe ëndërrojnë që të lidhin jetën e tyre së bashku duke u martuar dhe krijuar një familje. Fatkeqësisht ka çifte të cilët edhe pas shumë përpjekjeve nuk ia dalin dot të bëhen me fëmijë dhe shpresa e vetme është nëpërmjet procesit in Vitro që kushton shumë.
E tillë ishte dhe historia e Ilirit dhe Alketës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Iliri në studio rrëfeu se ishte njohur me Alketën nëpërmjet një të afërmi të tij dhe se të dy kishin rënë menjëherë në dashuri me njëri-tjetrin. Alketa dhe Iliri pas disa kohësh kishin pranuar që të martoheshin dhe ishin zhvendosur në shtëpinë e prindërve të tij, në Tepelënë. Iliri rrëfeu se për ta jeta është tepër e vështirë për shkak të papunësisë dhe se jetonin vetëm me pensionin e prindërve të tij.
Pavarësisht problemeve ekonomike, Iliri dhe Alketa gjatë 12 viteve martesë kishin provuar disa herë që të sillnin në jetë një fëmijë, por fatkeqësisht nuk i’a kishin dalë mbanë. Pas disa vizitave mjekësore, mjekët i kanë këshilluar që të provonin fertilizimin in Vitro, por për Ilirin dhe Alketën kjo metodë është shumë e shtrenjtë dhe nuk e përballojnë dot nga ana financiare.
Për këtë arsye, Iliri kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që të falënderonte Alketën, por edhe për t’i thënë që do të jenë gjithmonë së bashku pavarësisht gjithçkaje.
“Alketa edhe pse kemi shumë probleme, të falënderoj shumë për çdo gjë që ke bërë. Dije se të dua shumë dhe do qëndroj gjithmonë me ty!”, u shpreh Iliri.
Kësaj nisme të Ilirit i ishte bashkuar dhe një ndër aktoret më të dashura të publikut, Olta Gixhari të cilën çifti e pëlqente shumë.
“Unë e shoh se sa shumë dashuri ka midis jush dhe kur më treguan për historinë tuaj, menjëherë pranova që të vij duke afruar datën e ardhjes. Dua t’ju them të mos dorëzoheni kurrë!”, u shpreh aktorja.
Në fund programi në bashkëpunim me spitalin “Hygeia” kishte menduar një surprizë të madhe për çiftin nga Tepelena duke i dhuruar mundësinë e fertilizimit in Vitro./tch/
Të tjera
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...