Lajme

Kjo kandidate e LDK-së mori vetëm katër vota në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 21 February 2021

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Drenusha Zeka, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë vetëm katër vota në Lipjan,shkruan Gazeta Infokus.

Në listën të cilën e ka siguruar Infokus, me votat e kandidatëve nga kjo parti, shihet se Zeka është edhe kandidatja me numër më të vogël të votave.

Ndërsa më i votuari është Avdullah Hoti me 3356 vota.

-Advertisement-

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është rënditur partia e dytë në komunën e Lipjanit, me 5 mijë e 780 vota, apo në përqindje 21,05%.

Ndërsa në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me  103.507 vota./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni listën e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera