Lajme

Policia arreston katër personat e kërkuar në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 21 February 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në Lipjan për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Të arrestuarit, dyshohen për “Vjedhje e rëndë në tentativë”, “Dëmtim prone” dhe “Lëndim trupor”.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

-Advertisement-

“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje  i cili ka rrezultuar me arrestimin e katër  personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës.Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat  vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore”, ka thënë ajo.Personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera