Lajme

Kjo është oferta e LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 08 February 2021

Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e cila do t’i ofrojë vendit stabilitet, shkruan Gazeta Infokus.

“Është stabilitet në qeverisje në institucione, në jetën politike dhe shoqerore. Normalitet në politikbërje dhe zhvillim”, ka thënë Hoti, “N’Konak” të Gazetës Infokus.

Gjithashtu Hoti ka thënë se duke ofruar stabilitet ne e kemi të qartë të ardhmen.

-Advertisement-

“Kemi një program të rishikuar, i kemi vendosur qartë prioritetet tona, në fuhsën e Shëndetësisë para së gjithash, për të shkuar shpejt me vaksinimin e popullsisë, në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit në muajt e pranverës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Avdullah Hoti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për të parin e qeverisë nga radhët e LDK’së./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy