Lajme

Kjo është surpriza e veçantë që iu bë Lahi Brahimajt për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 26 January 2021

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj gjatë ditës së martë ka festuar ditëlindjen, shkruan Gazeta inFokus.

Brahimaj, me rastin e ditëlindjes është surprizuar në mënyrë të veçantë nga disa të rinjë.

Ai në ‘Facebook’, ka shkruar se ndihet shumë i nderuar nga befasia që i kanë bërë.

-Advertisement-

“Një datëlindje ndryshe, surpriza që më bënë këta të rinjë sot me organizimin e tyre me rastin e datëlindjes time e bënë vërtet të veçantë këtë ditë të rëndësishme për mua, me keni emocionuar dhe ndjehem shumë i nderuar”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Brahimaj është shprehur se kjo ditëlindje është një nga ditëlindjet më të veçanta.

“Është prej datëlindjeve me të veçanta falë juve dhe surprizës qe më bëtë, qofshi të nderuar e festofshi gjithmonë në familjet tuaja”, ka thënë ai.

Ndryshe, Lahi Brahimaj është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së./Gazeta inFokus/



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera