Ambasada ruse në Tiranë i reagon Haradinajt: Ideja e Shqipërisë së madhe provokim, po përparon si ide
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 24 January 2021
Pas deklaratave të Ramush Haradinajt për referendumin e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën ka reaguar Ambasada Ruse në Shqipëri të cilat i kanë quajtur këto deklarata si provokim.
“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”– shkruan Ambasada në një reagim në Facebook.
Para disa ditësh Ramush Haradinaj deklaroi se për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare shikon si opsion bërjen e një referendumi për Bashkimin Kombëtar.
“Shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë Referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme anëtarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë”.
Një reagim i tillë i Ambasadës së Rusisë në Tiranë vjen në një kohë ku Shqipëria shpalli ‘non grata’ diplomatin Alexez Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid. Këtë dëbim Rusia e ka cilësuar si një provokim nga ana e Shqipërisë dhe sipas tyre nuk do lihet pa përgjigje reciproke.
Kujtojmë se më 19 janar lidhur me deklaratën e Ramush Haradinjat ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se një bashkim i mundshëm i Kosovës me Shqipërinë është një kërcënim jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin, Evropën dhe të gjithë botën.
Reagimi i plotë i Ambasadës Ruse në Shqipëri:
Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. Ramush Haradinaj.
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...
-
“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me ...
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...