Lajme

KQZ vendos sot për certifikimin apo jo të 47 kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 22 January 2021

Të premten në ora 14:00 Komisioni Qendror Zgjedhor do të vendosë për certifikimin ose jo të kandidatëve të cilët sipas Këshillit Gjyqësor kishin probleme me ligjin.

Po ashtu në këtë mbledhje të KQZ-së do të diskutohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së, Raport i Këshillave të KQZ-së, Këshilli për Çështje Ligjore, Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve për identifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 2021, Aktivitetet e ZRPPC-së dhe Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve./Gazeta inFokus/

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera