Arterioskleroza dhe diabeti/ Si ju vjen në ndihmë kolesteroli i mirë
Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 20 January 2021
Diabeti, si një nga sëmundjet më të përhapura të globit, është shkaktar edhe për një sërë pasojash anësore që prekin çdo ditë njerëzit. Lidhur me pasojat që kjo sëmundje lë pas, shumë raste kanë treguar se diabeti ka një lidhje të fortë me shfaqjen e sëmundjes së arteriosklerozës.
Studime të shumta kanë treguar se personat që vuajnë nga diabeti, përgjatë viteve mund të preken edhe nga problemet me arteriet. Arteroskleroza është një sëmundje që prek enët kryesore të gjakut. Duke vështirësuar qarkullimin e mirë të gjakut dhe funksionimin e zemrës. Kur kjo sëmundje shfaqet, risqet për të pësuar ndonjë atak apo ishemi janë shumë të mëdha.
Si shkaktar kryesor, diabeti mund të çojë në një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin, duke dëmtuar edhe zemrën. Së fundmi ekspertët besojnë se yndyrat e mira në gjak mund të parandalojnë krijimin e arteriosklerozës tek diabetikët. Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar pikërisht këtë lidhje dhe si të përfitoni prej yndyrnave të mira.
Si ndikon kolesteroli i mirë
Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Nju Jork të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se nivelet e mira të kolesteroli (HDL) mund të luftojnë arteriosklerozën tek personat me diabet. Ekspertët theksuan se yndyrnat e mira mund të përdoren si një kurë e vërtetë për të shëruar arteriet. Sipas tyre kjo qasje shkon përtej mbajtjes së niveleve të duhura të kolesterolit, por të konsumimit të yndyrave të mira sa më shumë.
Kjo terapi natyrale mund të përfitohet direkt nga ushqimet e përditshme. Si një mënyrë për të nxjerrë jashtë kolesterolin e keq dhe për të mundësuar qarkullimin e mirë të gjakut. Nivelet me mëdha të proteinës që kolesteroli i mirë përmban, janë pikërisht ato që ndihmojnë të gjithë organizmin. Kolesteroli i mirë (HDL), ndihmon në përgjysmimin e rasteve të diabetikëve me arteriosklerozë apo zhdukjen totale të sëmundjes. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ajo natyralja dhe e përditshmja. Pra mjafton që të fusni në dietën tuaj ushqimet e duhura të cilat përmbajnë yndyra të mira, shumë të vlefshme për organizmin.
Ushqimet që ju duhen
Për të mbajtur larg problemet e zemrës dhe njëkohësisht për të mbajtur nën kontroll diabetin, konsumoni sa më shumë ushqimet e renditura mëposhtë.
Vaj ulliri
Bishtatjorët
Drithërat e papërpunuara
Frutat e pasura me fibra siç janë mollët, kumbullat apo pjeshkat
Peshqit me yndyrë siç janë salmoni, toni apo sardelet
Arrorët
Avokado
Gjithnjë kini kujdes me sasitë e yndyrës së keqe dhe ushqimeve të konservuara, pasi dëmtojnë rëndë shëndetin. Ndërkohë ushqimet e pasura me yndyrna të mira janë një zgjidhje për organizëm të fortë.
Të tjera
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...