Sport

Mirlind Daku fiton “Këpucën e Artë” për vitin 2020 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 23 December 2020

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, është shpallur golashënuesi më i mirë për vitin 2020 në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ceremoninë për shpalljen e më të mirëve që po mbahet aktualisht nga FFK-ja, sulmuesi gjilanas e ka fituar ‘Këpucën e Artë’.

Daku gjatë vitit 2020 ka realizuar 23 gola me fanellën e Ballkanit, 21 i ka shënuar gjatë stinorit vjeshtor, ndërsa dy në edicionin e kaluar.

-Advertisement-

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës ka lenë prapa Otto Johnin e Prishtinës me 17-të gola.

Kjo është hera e parë që Mirlind Dakun fiton çmimin golashënuesi më i mirë i vitit 2020 në Kosovë./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: Mirlind Daku, duke qëndruar dhe jashtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera