Vetura me tabela zyrtare 06Z, parkon mbi vija të bardha
Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 04 December 2020
Një veturë zyrtare me tabela 06Z është parkuar mbi vendkalimin e këmbësorëve në qytetin e Gjilanit.
Ka plotë raste kur zyrtarët me veturat e shtetit thyejnë rregullat e komunikacionit dhe që denoncohen nga qytetarët me anë të fotografive.
Një rast i tillë ka ndodhur në Gjilan, ku një veturë me tabela 06Z është parkuar mbi vendkalimin e këmbësorëve.
Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, neni 92 shpjegon se ku ndalohet ndalja dhe parkimi i veturës.
Pika 1.7 thotë se ndalohet ndalja dhe parkimi në vendkalim të këmbësorëve, në vendkalim të biçikletave, si dhe në distancë më të vogël se pesë (5) metra para vendkalimit të tillë.
Ky nen thotë se dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë eurosh, shoferi i mjetit i cili e ndal ose e parkon mjetin në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Më poshtë fotografia e publikuar nga qytetarët në rrjetet sociale.
Të tjera
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...