Lajme

“Ishte fotografi e rastit” – Bulliqi e komenton fotografinë ku bashkë me Kurtin po përqafonin një lis

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 01 December 2020

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo fort e zakontë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë imazh që fillimisht ishin dyshimet se ishte montazhë, Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar trungun e një lisi.

Mirëpo, Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga Klan Kosova tha ishte vetëm fotografi e rastit dhe se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për të e as për liderin e VV-së, Albin Kurtin.

-Advertisement-

Ai u shpreh se patën dëshirë ta mbajnë kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera