Përveç vlerave shëndetësore, janë disa arsye të tjera pse duhet të blini më shumë çajra
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 01 December 2020
Ndërsa temperaturat bëhen më të ftohta, në vend të kafeve me akull tani konsumojmë çajrat e ngrohtë. Pijet e ngrohta sjellin menjëherë një ndjenjë qetësie pas një dite të vrullshme. Por një filxhan çaji mund ta përdorni për disa sekrete bukurie.
Çajrat, duke përfshirë çajrat jeshil, çajin e zi dhe çajrat e kuq, janë përdorur për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e lëkurës dhe flokëve për shekuj me radhë, i pasur me antioksidantë dhe veti anti-plakje dhe anti-inflamator. Këtu janë disa përfitime të mahnitshme të bukurisë nga çaji:
Shton shkëlqim në flokë të dëmtuar dhe pa shkëlqim
Pasi e lani flokun herën e parë, shpëlajeni me çaj të zi ose jeshil dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas shpëlajeni sërish me shampo dhe balsam. Që me herën e parë do të vini re shkëlqimin në flokë.
Redukton sytë e fryrë dhe rrathët e errët të syve
Një arsye tjetër për të mos i hedhur bustinat e përdorura të çajit. Kafeina ndihmon në tkurrjen e enëve të gjakut nën lëkurë dhe eleminimin e zonës së errët rreth syve.
Largon aromën e keqe të këmbëve
Shumë njerëz vuajnë nga aroma rëndë e këmbëve. Kjo është një mënyrë që duhet ta provoni për të shmangur këtë problem: mbushni një kovatë me 1 litër çaj jeshil të zier por të jetë në temperatur normale. Më pas fusni këmbët dhe mbajini për disa minuta. Acidi tanik në çaj është si antibakterial dhe antifungal, kështu që ndalon këmbët të djersiten shpesh dhe të lëshojnë aromën e rëndë.
Tonifikon dhe hidraton lëkurën e thatë
Çajin jeshil të freskët mund ta përdorni dy herë në ditë në fytyrë, duke e aplikuar me një pambuk, për të nxjerrë papastërtitë, për të tkurrur poret e mëdha dhe për të pasur një shkëlqim dhe fytyrë të shëndetshme.
Qetëson lëkurën pas depilimit
Nëse pas depilimit, këmbët janë të irrituara me pika të kuqe, provoni t’i masazhoni me një bustin çaji të zi.
Thekson ngjyrën e flokëve
Vjen momenti që ngjyra juaj e flokëve bëhet e zbehtë, edhe kur keni pak kohë që e keni lyer. Çaji ka një veti që e thekson ngjyrën e flokut duke i dhënë një ton më të errët.
Të tjera
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...