Lajme

Në Kosovë fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 30 November 2020

Një numër prej 160 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal janë shpërndarë të hënën në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot fillon shpërndarja e vaksinave kundër Gripit sezonal.Me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara në shtetin tonë.Në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Zemaj gjithashtu ka njoftuar se vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas.

“Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjeraGripi çdo vit godet moshat e ndjeshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të virusëve sezonalë agresivë në qarkullim, MSh ka siguruar vaksina katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera