Pandemia në Evropë/ Mbi 400 mijë viktima në kontinent
Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 30 November 2020
Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të zbusin kufizimet apo masat e izolimit.
Tetë muaj pas shpalljes së pandemisë, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima të koronavirusit, bazuar në të dhënat e qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Pesë shtetet që kanë raportuar bilancet më të rënda janë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Spanja dhe Rusia. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka thënë se pavarësisht valës së dytë të pandemisë dhe kufizimeve të reja, ky vend ka kaluar “rrugë të gjatë” prej kur ka shpërthyer virusi në Evropë, në fillim të këtij viti. “Sot ne dimë më shumë për mënyrat e infektimit, për mënyrat e mbrojtjes së vetes, për simptomat dhe mundësitë e trajtimit”, ka thënë ajo.
Në kushtet kur vaksina është tani disa muaj larg shpërndarjes masive, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se masat e izolimit të pjesshëm në ekonominë më të madhe në Evropë, mund të shtyhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse infektimi nuk vihet nën kontroll.
“Ne kemi tre deri në katër muaj të gjatë të dimrit përpara nesh”, ka thënë Altmaier për Die Welt.
“Është e mundshme që kufizimet të zbatohen deri në muajt e parë të vitit 2021”, ka thënë ai.
Gjermania ka vendosur masa të kufizimit në fillim të muajit nëntor, që kanë rezultuar me mbyllje të bareve dhe restoranteve, ndonëse shkollat dhe dyqanet kanë mbetur të hapura. Autoritetet gjermane këtë javë kanë shtyrë masën e izolimit të pjesshëm deri më 20 dhjetor, por vendi fqinj, Franca, ka nisur rihapjen e pjesshme më 27 nëntor. Veprime të ngjashme janë marrë edhe në Poloni, Holandë, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, disa pjesë të Italisë dhe gjithandej në Evropë, ndonëse shumë kufizime vazhdojnë të aplikohen, për shkak të shifrave shqetësuese.
Të tjera
-
Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ...
-
Lirohet nga akuza për vra*je në tentativë, rasti kishte ndodhur në vitin 2000
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka liruar Sheremet Bajramin nga akuza për vras...
-
Ramush Haradinaj: Qëndrojmë krah medias
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagura pa...
-
Këshilli i Mediave të Shkruara i shqetësuar me regresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar për regresin e Kosovës n...
-
Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organi...
-
Kërkesa e kahmotshme: Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënësit
Komuna e Zveçanit ka siguruar transport për nxënësit e arsimit fillor dhe të ...
-
Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit...
-
Flutura Kusari për raportin e Reporterëve pa Kufij: Njollë e zezë në historinë e re të Kosovës
Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendesh në Indeksin vjetor për Lirinë e S...
-
Arrestohet një person, goditi me veturë disa gra në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gracanicë pasi dyshohet se ka god...
-
Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident...
-
Ambasadori finlandez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do bëhet realitet
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, beson shumë se edhe Kosova ...
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...