VV uron llapjanët: Nuk do të lëmë qytetar pa përgjigje, as problem pa e adresuar!
Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 29 November 2020
51.6 % të votave nga sa kanë dalë në zgjedhje qytetarët e Podujevës, ka fituar Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke pasuar nga LDK.
Partia fituese në faqen zyrtare i ka uruar qytetarët e Llapit, derisa këtë fitore e quajnë plebishtare.
“Kjo fitore është ndryshim i madh për Podujevën e fillimi i ndryshimit në të gjithë Kosovën, vullnet i madh i popullit, e përgjegjësi e madhe e jona.
Lëvizja dhe Shpejtim Bulliqi janë gati për detyrën e besimin që votuesi na dha”, thuhet ndër të tjera nga VV.
Ky është postimi i plotë:
Lëvizja i uron gjithë qytetarët e Llapit për këtë fitore plebishitare, me të cilën ata treguan besimin për kryetarin e ndryshimit, Shpejtim Bulliqin. Me të parën, pa hezim e pa frikë, me zemrat zjarr e sytë gjithë shpresë, masivisht, qytetarët e deshën ndryshimin dhe ia zbardhën faqen komunës së tyre.
Kjo fitore është ndryshim i madh për Podujevën e fillimi i ndryshimit në të gjithë Kosovën, vullnet i madh i popullit, e përgjegjësi e madhe e jona. Lëvizja dhe Shpejtim Bulliqi janë gati për detyrën e besimin që votuesi na dha. Shumë punë na presin e prej nesër jemi në shërbimin e secilit qytetar, pa dallim partie e prejardhjeje.
Nuk do të lëmë qytetar pa përgjigje, as problem pa e adresuar. Do të jemi kudo ku do të thirremi e kudo ku do të ketë nevojë për ne. Vështirësitë e pandemisë do t’i përballojmë sëbashku. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Do t’i sigurojmë barnat dhe ambulancat, menaxhimin e shkollave e qendrave të mjekësisë familjare, përkujdesjen për nxënësit e të infektuarit. Mjekët e infermierët do të na kenë me vete, mësimdhënësit do të na kenë krah e gratë do të jenë pjesë e jona.
Ju qytetarë të komunës së Podujevës keni dhënë një mesazh të madh e i keni bërë një thirrje të fuqishme të gjithë Kosovës për rrugën që duhet të ndjekin e guximin që duhet të kenë. Na keni gëzuar shumë. Na e keni bërë zemrën mal. Jehona e kumbimit tuaj ndihet në të gjithë Kosovën.
Këto zgjedhje treguan se është shumë e mundshme të organizohen votime gjatë pandemisë, edhe në Kosovë, si në vendet e tjera. Populli po kërkon ndryshim, dhe vonesat veç sa i shtojnë pakënaqësitë për politikën e vjetër dhe korrupsionin e saj.
Të tjera
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...