Ish-Kryeministri nuk flet me Ministrin e Brendshëm, u takuan sot në sheshin e Podujevës
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 28 November 2020
Festa e 28 Nëntorit e gjeti në heshtje zgjedhore Llapin e Zahir Pajazitit. Megjithatë, në Ditën e Flamurit busti i tij u vizitua nga i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Këta të dy bënë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, pas vizitës në Prekaz që bëri Kurti.
Por, nga ana tjetër edhe bashkëvendësi i tij, Agim Veliu me bashkëpartiakun e tij Arban Abrashi, dolën në shesh.
Dhe në një vend të vogël si Podujeva është i pashmangshëm takimi mes kundërshtarëve politikë.
Agim Veliu ka thënë se edhe pse e ka parë ish-shefin e tij nuk e ka përshëndetur.
“Unë kam dal me Arban Abrashin në sheshin e Podujevës dhe jo për të bërë fushatë. Në shesh ishin edhe Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi, por nuk folëm. Kurti s’e meriton as me komunikue”, ka thënë Veliu për Klanin.
Megjithatë, Bulliqi ka thënë se nuk e ka parë as njërin as tjetrin.
“Unë dhe Kurti jemi me një çajtore të qytetit pas homazheve që bëmë te shtatoret e heronjve në shesh”, ka thënë Bulliqi.
Të tjera
-
“Na priftë e mbara Gjeneral” – Lumir Abdixhiku i lumtur që Fadil Hadërgjonaj iu bashkua LDK-së
Gjenerali Fadil Hadërgjonaj i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. ...
-
Kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit: Një dëshmi që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese
Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully sot në emër edhe të eki...
-
Shpejtim Bulliqi i jep 30 mijë euro më shumë kompanisë për rregullimin e trotuareve?
Hiq më pak se 30 mijë euro më shumë i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zvic...
-
Nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura ...
-
Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e...
-
“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parulla nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë
Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe...
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhu*ës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...