S’ka viza për këtë vit, VV: S’mund të ketë liberalizim me këtë Qeveri, ku s’luftohet korrupsioni e vidhet Thesari i Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 21 November 2020
Kosova ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit edhe përgjatë këtij viti, duke bërë kështu që ky proces të shtyhet për vitin 2021, shkruan GazetaBlic.
Përkundër që pritjet kanë qenë të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrihet një gjë e tillë, mirëpo liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nuk do ketë as gjatë këtij viti.
Se që s’do ketë liberalizim të vizave në vitin 2020, e ka thënë edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Cramon thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.
E, shtyrjen e liberalizimit të vizave e ka lidhur kryekëput me skandalet e vjedhjeve në Qeverinë Hoti partia aktualisht më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, në një bisedë për GazetaBlic ka deklaruar se qeveria aktuale, sipas tij, s’e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjë kjo që siç potencon ai, ka çuar që të shtyhet “ëndrra” e kosovarëve për liberalizim vizash.
“Nuk mund të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, kur kjo qeveri më shumë i lufton institucionet që janë të thirrura për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse Task-Forca, e që ishin një pjesë e zyrtarëve të LDK-së nën hetime dhe u hakmor me shfuqizimin e saj. Nuk mundet një qeveri ku vidhen dy milionë euro në Thesarin e Shtetit, e të bëhet liberalizim i vizave. Andaj, kjo qeveri nuk është e ndershme të luftojë korrupsionin, për çka shtetet e BE-së s’munden me pranua një shtet që renditet në listën transparente “International” me vende të botës së tretë. Kemi edhe skandale të tjera si ajo në AUV, dhe shumë skandale që po iu dalin. Vetë ky kryeministër ka qenë i intervistuar nga ajo Task-Forcë në cilësinë e dëshmitarit për 53 milionë euro”, thotë ai.
Bajqinovci shton se kjo qeveri duhet të bie, pasi që sipas tij, ky shtet nuk mund të jetë funksional dhe mund të ketë penalizime tjera.
“Pra, mos të pritet që shtetet e BE-së kësaj qeverie t’ia japin liberalizimin e vizave. Është imediate që kjo qeveri të bie dhe të vije Qeveria Kurti që vetë BE-ja e ka proklamuar se është qeveri anti-korrupsion. Për pranim të liberalizim të vizave duhet shteti të funksionalizohet. Ky shtet nuk është funksional sepse krimi dhe korrupsioni e ka mbuluar me vite të tëra, duke përfshirë edhe këtë qeveri, e cila lufton institucionet e sigurisë. E kemi nënkryetarin e kësaj partie, njeriun e dytë e partisë që udhëheq me këtë qeveri. Pra, nuk pritet të ketë liberalizim të vizave kur vetë akterët e kësaj qeverie janë të involvuar në korrupsion”, thotë ai.
Ndërkohë, të njëjtin mendim e kanë edhe analistët politikë në vend. Ata theksojnë për t’u arritur një gjë e tillë, sipas tyre, duhet të luftohet veçmas korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Në anën tjetër, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.
Të tjera
-
Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar ...
-
Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...