Rozë

Taynen nuk e ndal as ora policore

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 18 November 2020

Si duket për Taynën nuk po vlen ora policore. Qeveria e Kosovës, së fundmi ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qyteteve të cilat kanë hyrë në “Zonën e Kuqe”, u ndalohet qarkullimi pas orës 19:00 deri në orën 5 të mëngjesit dhe ndër to është edhe Prishtina.

Megjithatë si duket për rep-artisten Tayna nuk vlenë ora policore. Ajo e ka publikuar një Instastory ku shihet duke e ngarë veturën e saj “BMW” nëpër qytet. Nuk dihet nëse ajo ka pasur apo jo leje qarkullimi.

-Advertisement-

“Si është ta hash fare”, ka shkruar ndër të tjera Tayna e cila disa minuta më parë publikoi foto nga palestra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera