Lajme

Mbi 800 mjekë të prekur me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 17 November 2020

Koronavirusi ka prekur edhe stafin shëndetësorë në vend.

Duke iu dalë në ndihmë pacientëve me Covid-19 u infektuan edhe mjekë dhe infermierë të cilët që nga fillimi i pandemisë janë duke e luftuar nga afër këtë virus.

Deri më tani me Covid-19 janë të infektuar mbi 816 mjekë dhe 1 mijë e 200 infermierë mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.

-Advertisement-

Me gjithë angazhimin e tyre në luftimin e pandemisë Covid-19, komuniteti i mjekëve dhe infermierëve shprehën të zhgënjyer me trajtimin që po iu bëhet nga ana e institucioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera