Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës, gati për të filluar
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 29 October 2020
Pavarësisht nga gjendja e epidemisë në mbarë botën, nga 5 deri më 10 nëntor do të zhvillohet edicioni i tretë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Kjo do të jetë e vetmja ekspozitë e madhe ndërkombëtare që është konfirmuar se do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit. Bashkëpunëtori i vjetër i Qendrës së Studimit të Ekonomisë Botërore të Kubës, Gladys Hernandez, tha se zhvillimi në kohë i edicionit të tretë të kësaj ekspozite pasqyron përpjekjet e Kinës për nxitjen e tregtisë globale, në bazë të arritjeve madhore në përballimin e epidemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së brendshme.
pidemia nuk ka penguar as entuziazmin e ndërmarrjeve të vendeve të tjera për të marrë pjesë në këtë ekspozitë. Komisioni i Tregtisë dhe i Investimeve i Australisë u shpreh se afro 200 kompani australiane do të marrin pjesë në ekspozitën e tretë të importit, një numër ky më i lartë se ai i dy edicioneve të kaluara. Edhe kompani ndër 500 më të fuqishmet në botë, si dhe udhëheqëse në sektorë të ndryshëm, marrin pjesë aktivisht në ekspozitë, dhe shumë prej tyre do të shfaqin produktet, teknologjitë a shërbimet më të fundit në të.
Gjiganti gjerman i shkencës së jetës, Grupi “Bayer”, merr pjesë në ekspozitë për vitin e tretë radhazi. Presidenti për zonën pankineze i këtij Grupi, Jiang Wei, tha se për “Bayer”-in, ekspozita e importit është platforma më e mirë për njohjen e kërkesave të Kinës në fushën e shëndetësisë, për paraqitjen e rezultateve kërkimore të fundit dhe për realizimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.
Si një nga masat kryesore të Kinës për hapjen e tregut të vet ndaj botës, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit është bërë platformë shumë e rëndësishme për prodhuesit dhe eksportuesit në mbarë botën për eksplorimin e tregut kinez. Ajo ka luajtur rol gjithnjë e më të madh në nxitjen e blerjeve ndërkombëtare dhe të investimeve të huaja. Sipas të dhënave statistikore, në edicionin e dytë të ekspozitës u nënshkruan kontrata me vlerë 71.13 miliardë dollarë amerikanë, 23 % më shumë në krahasim me edicionin e parë. Mbi 50 % e këtyre kontratave janë konkretizuar.
Falë ekspozitës së importit, kompania “Varian Medical Systems”, që zë mbi 50 % të tregut global të radioterapisë, krijoi bazën e prodhimit në Pekin, e cila është bërë tani qendra më gjithëpërfshirëse e kërkim-zhvillimit dhe e prodhimit të kësaj kompanie në botë. Zv.presidenti global i kompanisë Zhang Xiao tha se ekspozita e importit u ka shtuar besimin për të vazhduar “rrënjosjen e thellë” në Kinë.
Sukseset e dy edicioneve të kaluara të ekspozitës së importit nuk janë rastësore. Forca tërheqëse kolosale e tregut kinez nuk mund të shpërfillet prej asnjë ndërmarrjeje. Nëpërmjet një sërë masash, si ulja e taksave doganore, lehtësimi i kushteve kufizuese ndaj investitorëve të huaj për krijimin e kompanive të investimeve në Kinë etj., qeveria kineze i ka treguar botës vendosmërinë për hapjen në një shkallë më të lartë.
Si e para ekonomi kryesore që rifilloi rritjen ekonomike pas rënies së epidemisë, roli nxitës i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. Në një artikull të agjencisë “Bloomberg” thuhet se, teksa ekonomia botërore është futur në një recesion serioz, Kina është një faktor pozitiv shumë i rrallë. Edhe kërkesa nga tregu kinez është një ndihmë urgjente për ndërmarrjet në mbarë botën, që janë goditur rëndë nga epidemia. Me këtë rast, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës do t’i japë ekonomisë botërore më shumë raste zhvillimi.
Të tjera
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...