Edhe një i vdekur nga coronavirusi në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 22 October 2020
Edhe një qytetar i Kosovës ka vdekur për shkak të coronavirusit të ri.
Viktima e fundit e COVID-19 është një qytetar i fshatit Beguncë të Vitisë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Vjollca Kadolli.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot në Kosovë janë 17.422 qytetarë të infektuar me coronavirus, prej tyre 1,871 janë shëruar e 657 kanë vdekur.
Ky është postimi i plotë i drejtoreshës së QKMF-së në Viti:
Virusi po vret!
Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën.
Sipas IKSHP-së Vitia ka 2 raste të reja me COVID-19.Rastet janë një nga Smira dhe një nga Skifteraj.
Numri total i rasteve pozitive në Viti është 447, ndërsa kemi 23 raste aktive.
Të shëruar kemi 5 qytetarë.Numri total i të shëruarve deri më sot është 393.
Po vërehet se çdo ditë kemi rritje të rasteve pozitive në nivel vendi. Sot kemi 159 raste pozitive në vend, që na jep sinjal që duhet të aktivizohemi të gjithë në ruajtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Rritja apo ulja e rasteve në masë të madhe varet nga sjellja jonë në publik
Vetëm me përgjegjësi kolektive arrijmë ta mbajmë situatên nën kontrollë.
Prandaj, kujdes!
#MaskëNëPublik
#Distancë
#Higjienë
Të tjera
-
Gjermani: Shqiptari dyshohet se vrau serbin për një borxh prej 15 mijë eurosh
Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Dusseldorf të Gjermanisë. Një burr...
-
Konjufca: Projektet e MCC-së me ndikim pozitiv në mirëqenien e qytetarëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
E rëndë: I riu në Klinë dyshohet se kreu marrëdhënie se*suale me motrën 14 vjeçare
Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhë...
-
Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali L...
-
Përbërja e re e Qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hë...
-
Kryeziu: Mungesa e progresit në dialog s`është për shkak të të dyja palëve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se është një zhvi...
-
Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar p...
-
Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në ...
-
SBAShK-u proteston të mërkurën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do ...
-
Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike
Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin...
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...