Lajme

Deputeti i PDK-së kërkon votën e pozitës për ta çuar vendin në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 09 October 2020

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës është duke raportuar kryeministri i vendit Avdullah Hoti për 100 ditëshin e qeverisjes së tij. Për çka po kritikohet nga deputetët Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri derisa ka kritikuar Hotin për raportin e qeverisjes së tij, ka thënë edhe se Qeveria në krye me Avdullah Hotin për sa kohë që është duke udhëhequr me vendin nuk kanë arritur që të kalojnë asnjë nismë ligjore pa mbështetjen e partive opozitare. Tahiri me theks ka përmendur edhe Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili për të gjashtën herë nuk ka arritur që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Derisa, Tahiri ka bërë thirrje 60 deputetëve të pozitës që të bëhen bashkë e ta çojnë vendin në zgjedhje.

-Advertisement-

“Ndryshe nga çka deklaroni në raport për nismat ligjore e politika sektoriale për tre muaj me radhë nuk keni qenë në gjendje të miratoni një nismë ligjore të vetme. Pra, pa përkrahjen e opozitës ju as një ligj, as një iniciativë ligjore nuk e keni kaluar në kuvend. Pra të gjitha ato që kanë kaluar kanë qenë me bashkëpunimin e opozitës për qytetarët e Kosovës. Mjafton t’i referohemi pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, brenda këtij 100 ditëshi, 6 herë jeni munduar me kalu këtë pako. Mund të iu kuptojë që e doni dhe jeni i lidhur me punën e postit por nuk mund t’iu kuptoj si kryeministër që vazhdoni ta kryeni këtë detyrë edhe pse nuk po mundeni të kaloni asnjë punë tuajën në Kuvend”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka një plan e as strategji për qeverisje, derisa iu bëri thirrje deputetëve pozitës që të bëhen bashkë dhe ta çojnë vendin në zgjedhje.

“Ju e keni mësuar përmendsh se parimet tuaja për dialogun përcaktohen nga Kushtetuta e ju po harroni që Kushtetua përcakton bazën juridike të shteti dhe pushtetit ajo nuk i përcakton orientimet ditore dhe dinamikat që kishin me qenë. Shembulli tipik i kësaj është zotimi juaj për pezullimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës për një vit. Ju nuk keni plan, nuk keni strategji, ju keni mbështetjen e 60 deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe as nuk mund ta qeverisin vendin dhe në anën tjetër as ne si opozitë nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje. Unë iu bëjë thirrje 60 deputetëve të kësaj pozite e cila e ka bllokuar vendin që të bëhemi bashkë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera