Lajme

Avdullah Hoti qumështarëve: Mos e hedhni qumështin, qeveria do të paguajë 12 cent për çdo litër

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 29 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas takimit me sektorin e qumështit në Kosovë ka kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar nga këta të fundit.

Hoti u ka bërë thirrje qumështarëve që të mos dalin në protesta dhe të mos e hedhin qumështin kjo sepse për çdo litër do të ketë subvencion 12 cent nga qeveria.

“Sot pas një diskutimi të gjatë u dakorduam që të procedojmë kështu, e para që qeveria të merr përsipër në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 përqind të çmimit të produkteve të qumështit që janë në stok. Pra, jo produktet që janë me vajë palme. Ne kemi pasur obligim ligjor që të ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës. në tregtinë e Brendshme, inspektorati i Tregut bashkë me AUV do të jenë jashtëzakonisht aktiv për t’u sigurua që në market tona ndahen fizikisht produktet që janë me vaj të palmes dhe produktet që kanë bazë qumështin. Janë edhe disa prodhues që nuk janë prezent, do ti kontaktojmë gjatë ditës dhe do të marrim vendime bashkë me ministrat e linjës në edhe në Qeveri. Kanë paralajmëruar disa prodhues dhe grumbullues të qumështit që të dalin sot në protesta, unë iu bëj thirrje atyre të mos e hedhin qumështin, sepse për çdo litër të qumështit deri tash kemi subvencionua 6, 4 dhe 2 cent për litër tash e kemi dyfishua m vendimin e dijshëm të qeverisë, subvencionojmë 12 cent”, tha Hoti.

-Advertisement-

E nga Shoqata e Qumështorëve të Kosovës nuk ka pas ende asnjë lajmërim se a do të anulohet apo joi protesta e lajmëruar për të martën në ora 13:00 para qeverisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera