Njihuni me 6 ushqimet që konsumoni çdo ditë por që dëmtojnë veshkat
Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 28 September 2020
Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm. Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Gjatë gjithë jetës, veshkat përballen me një sërë sfidash të ndryshme si pasojë e ushqyerjes, toksinave dhe medikamenteve. Këto sfida i çelin rrugën formimit të gurëve, e sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kolaps të plotë të veshkave.
Ushqimet Që Dëmtojnë Veshkat
Shëndeti i veshkave është jo vetëm në dorë të mjedisit ku jetojmë por edhe në dorë të vetë njeriut. Ka disa ushqime me të cilat njeriu mund ta teprojë në dëm të veshkave. Njerëzit që vuajnë nga veshkat ose kanë predispozita të larta të preken nga sëmundje të tilla duhet të shmangin ushqimet e mëposhtme.
Arrorët
Nëse keni predispozita të larta të vuani nga gurët në veshka, atëherë është mirë të mos konsumoni arrorë. Arrorët përmbajnë oksalate, disa minerale që nxisin formimin e gurëve në veshka. Ushqime të tjera të pasura me këto minerale gur-formuese janë: spinaqi, panxhari, patatinat, patatet e skuqura.
Avokado
Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral mban nën kontroll lëngjet, ekuilibrat e elektroliteve dhe pehashin. Puna e veshkave varet fort nga ekuilibri i kaliumit dhe sodiumit. Nëse ky ekuilibër anon më shumë nga njëra anë atëherë kthehet në problem për veshkat. Nëse nuk keni probleme me veshkat, atëherë mund të hani avokado pa asnjë problem.
Kafeina
Konsumi afatgjatë i kafeinës mund të përkeqësojë sëmundjet kronike të veshkave. Për më tepër, një gjë e tillë rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeina ndikon direkt tek aftësia e veshkave për të përthithur lëngje. Konsumi i arsyeshëm i kafeinës nuk është i rrezikshëm por nëse e teproni me të, veshkat do të vuajnë.
Produktet e Bulmetit
Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalçium dhe rrisin nivelin e tij në urinë. Një gjë e tillë automatikisht rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të pakësojnë konsumin e këtyre produkteve. Këto të fundit janë faktor rreziku për sëmundjet e veshkave
Kripa
Kripa e tepërt në organizëm i detyron veshkat të depozitojnë më shumë ujë që të tresin kripën. Kjo është një barrë e panevojshme për veshkat. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të kripës rrit tensionin e gjakut dhe dëmton aftësitë filtruese të veshkave.
Mishi
Metabolizimi i proteinave që ofron mishi është një nga punët më të vështira për veshkat. Për pasojë, konsumi afatgjatë i proteinave shtazore rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Njerëzit që vuajnë nga veshkat nuk duhet të konsumojnë shumë proteina shtazore.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































