Nga 12 tetori parkingjet bëhen me pagesë, këto janë çmimet dhe zonat
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 23 September 2020
Këto parkingje publike te “Kafet e Vogla”, ngasësit e veturave, mund t`i shfrytëzojnë falas vetëm edhe për pak ditë.
Nga 12 tetori ato do të bëhen me pagesë.
Në fakt, ky lokacion është vetëm njëri nga dy lokacionet e para ku ndërmarrja “Prishtina Parking”, do të aktivizojë një masë të tillë.
Kumtin për këtë e dha Liridon Restelica, i cili sapo është zgjedhur kryeshef i kësaj ndërmarrjeje.
“Ne do të fillojmë lansimin e serverit me datën 12 tetor. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nga kjo datë të kenë kujdes, ngase do të jetë rruga te “Kafet e Vogla” dhe rruga te “Katedralja” me pagesë – 1 euro ora. Këto pika do të jenë nën kontrollin e kontrollerëve tanë, do të jenë nën menaxhimin e “Prishtina Parking”, të shënjëzuara”, theksoi ai për Front Online.
Projekti i “Prishtina Parking” nuk mbaron me kaq.
“Do ta përfshijë të gjithë Prishtinën. Esenca e saj pse në këto dy lokacione për arsye se ndërmarrjes i duhet staf, do të fillojmë në këto dy lokacione, më në fokus e kemi qendrën për arsye se nëse ne e shkarkojmë qendrën shumë më lehtë e kemi funksionimin në zonën 2 e 3”, pohoi ai.
Në zonën 1 që përfshin qendrën, çmimet, janë më të shtrenjta së në zonën dy dhe tre.
“Çmimet janë tarifa fikse. Ne vetëm i implementojnë. Janë tarifa nga Kuvendi Komunal. Zona 1 është 10 euro në muaj, për punëtorët 30 euro, për personat juridik 45 euro. Për vizitoret në zonën qendër do të jetë 1 euro ora”, deklaroi ai.
Të liruar nga pagesat nuk janë as kompanitë biznesore.
Sidoqoftë për të gjitha kategoritë, kryeshefi Restelica thotë se i kanë menduar format e pagesave.
“Mënyra e pagesës në versionet më të fundit të teknologjisë. E kemi tëpërfunduar“Prishtina Parking” me smartphone, parkometrin për bizneset që bëjnë qarkullimin – tregtinë në qytet, e kemi mundësinë e pagesës përmes SMS me shortcode, të cilat janë në pronësinë tonë dhe versioni i fundit me mundësi të blerjes fizike të tiketës nëpër lokacionet që bëjmë marrëveshje për shitje”, theksoi ai.
Për krejt punët që bën në krye të ndërmarrjes, Restelica, thotë se e ka përkrahjen e kryetarit Shpend Ahmeti.
Emërimi i tij në këtë pozitë erdhi pasi ai kreu me sukses për 6 muaj funksionin e tij prej ushtruesi detyre si kryeshef në ndërmarrjen “Prishtina Parking”.
Të tjera
-
Të shtëna me armë te lokali “Hamari” në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarjermë te lokali “Hamari” në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...