Lajme

Deputetja e Nismës e godet Osmanin: S’e di a jeni në LDK, kryetare pa parti

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 18 September 2020

Një përplasje ka ndodhur në kuvendin e Kosovës ndërmjet kryetares, Vjosa Osmani dhe deputetes nga radhët e NISMA-së, Arbërsha Krasniq,

E arsyeje e përplasjes së tyre, ishte pasi që Osmani iu drejtuar Krasniqit si deputet pa ndonjë grup parlamentar, shkruan Gazeta Infokus.

”Një deputete pa Grup parlamentar e kemi për momentin.Kështu figuroni në shkresën që e kam unë, të cilën se bëj unë, por administrata”. është shprehur Osmani
Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i saj duke i thënë Vjosa Osmanit që ende nuk e di nëse është pjesë e LDK-së ose jo.
”Deputete nga radhët e Nismës. Tashti nuk e di a jeni LDK ju apo qysh me ja ba kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismas Socialdemokrate mundesh me thanë emrin dhe mbiemrin. Na jemi parti Socialdemokrate, për mu më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo farë pune”, u shpreh ajo./Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera