Dështon votimi i Ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit të Trustit
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 17 September 2020
Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kjo pikë do të shtyhet për seancën e ardhshme plenare.
Votimi i këtij projektligji do të iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 mbi miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.
Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.
Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejtë të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, sipas tyre, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.
Deri më tani nuk ka ndonjë vlerë të saktë të humbjeve që mund të jenë shkaktuar ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Humbjet ekonomike që janë evidentuar deri më tani kanë të bëjnë me të hyrat tatimore dhe doganore.
Sipas të dhënave të dy institucioneve, Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës janë mbi 232 milionë euro më pak të hyrat buxhetore për këtë vit, si pasojë e pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.
Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë rreth 180 milionë euro. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbusë problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, nga qeveria e udhëhequr nga ish -kryeministri Albin Kurti.
Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

T� tjera
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...
-
“Albin Out”, nis protesta e disa të rinjve ku kërkohet dorëheqja e Kurtit
Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër...
-
Raportohet se babai me të bijën trmuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
Një burrë dhe një foshnje rreth tremuajshe raportohet se janë gjetur të vdeku...
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...
-
Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00
Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim...
-
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lok...

































