Albin Kurti “angazhon” një prej profesorëve më të njohur në botë për ekonomi
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 03 September 2020
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar një takim virtual me Profesorin e Ekonomisë në Universitetin e Cambridge, Ha-Joon Chang.
Kurti ka thënë që Ha-Joon Chang është një prej profesorëve më të mirë në botë për këtë fushë, shkruan Gazeta Infokus.
Dhe ky do t’i ndihmoj Vetëvendosjes në përgatitjen e planit për Qeverisje Alternative.
“Zoom me Ha-Joon Chang
Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin për të mbajtur një takim virtual me një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Ky profesor do të na ndihmojë për programin dhe planin tonë të Qeverisjes Alternative. Profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një verzion të kapitalizmit që eshtë jo vetëm më i barabartë por edhe më efiçient sesa ai me të cilin jemi mësuar. Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes sonë”, ka shkruar Kurti.
Ndërsa thotë që me të biseduan hollësisht për problemet e mundësitë e veçanta që i ka Kosova, shkruan Gazeta Infokus.
“Në takimin tonë 90 minutësh, kemi folur gjerë e gjatë, jo vetëm në nivelin e përgjithshëm, por edhe duke trajtuar në hollësi sfidat e posaçme me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e veçanta të cilat Republika jonë duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum, në mënyrë që të garantojmë suksesin tonë zhvillimor gjatë viteve të ardhshme.
Prof. Chang tha se ekziston zgjedhja midis varieteteve të kapitalizmit dhe se nga shtetet e tjera e kohërat e tjera duhet të mësojmë e të mos imitojmë”, ka thënë Kurti.
E profesori i Cambrdige ka ngritur shqetësimet për planin e Qeverisë Hoti për t’i lejuar tërheqjen e 10% të Trustit.
“Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”.
“Në vend të këtij propozimi të cilin ai e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Duke marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike dhe patriotike të mërgatës sonë, ai rekomandon që të krijohet për mërgimtarët mundësia për të investuar në të ardhmen e Kosovës përmes letrave me vlerë, përfitimi prej të cilave do të varej të paktën pjesërisht nga rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme. Në këtë mënyrë, Kosova do të mund t’i plotësojë nevojat e menjëhershme të qytetarëve në këtë kohë të vështirë dhe njëkohësisht t’i bëjë mërgimtarët hisedarë dhe aksionarë të vërtetë të së ardhmes së Kosovës, pa e rrezikuar fare mbijetesën e Trustit pensional apo institucioneve të tjera më jetike të Republikës sonë. Në parim, shumë më mirë e më lirë është të huazojë qeveria sesa qytetarët, sidomos në kohë krizash si kjo e tanishmja; në një vend me pak eksport e shumë import si Kosova futja e duarve në Trustin pensional vetëm sa e rrit deficitin tregtar, tha Chang.
Gjatë javëve në vijim, Qeverisja Alternative, në konsultim me ekspertët më të shquar vendorë dhe botërorë, do të shpalosë edhe ide dhe propozime të tjera të kalibrit më të lartë të mundshëm. Në mungesë të një qeverie edhe minimalisht të aftë për t’u përballur me sfidat e konsiderueshme që po i hasim, qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi.
Bashkë me mua në këtë takim ka qenë ish këshilltari i kryeministrit për të drejtat e njeriut në qeverinë tonë, z. Tienmu Ma”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...
-
“Albin Out”, nis protesta e disa të rinjve ku kërkohet dorëheqja e Kurtit
Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër...
-
Raportohet se babai me të bijën trmuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
Një burrë dhe një foshnje rreth tremuajshe raportohet se janë gjetur të vdeku...
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...



































