Komuna e Istogut urdhëron zbrazjen e “burgut” të Gurrakocit
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 31 August 2020
Këtë dimër me shumë gjasë disa familje të varfra do ta kalojnë të ftohtit edhe pa mbrojtjen e vetme që kishin.
Në fshatin Gurrakoc të Istogut prej pas luftës familje që nuk kishin asgjë tjetër, atë që dikur ishte burg, e kthyen në strehimore, shkruan gazeta Infokus.
E pavarësisht kushteve të mjerueshme aty, “burgu” i mbronte sadopak.
Por, këtë mbrojtje me shumë gjasë nuk do ta kenë më, shkruan gazeta Infokus.
Kjo pasi komuna e Istogut ka urdhëruar banorët që ta lëshojnë atë objekt.
E sipas aktivistit të shoqërisë civile, Durim Jasharaj, komuna nuk u ka bërë as edhe një zgjidhje këtyre qytetarëve.
“Ngrehinë e vuajtjes
Ma shumë se për Gurrakocin, njerëzit dinë për Burgun e Gurrakocit. Mbase pa burgun, këtë katun që lakmon me i thanë vetes qytezë edhe më pak veta do ta njihnin. Për burgun di pak e hiç. Muri rrethues bashkë me kullat vrojtuse i kanë qëndru kohës sa për t’na qortu për padijen e lëndu për harresën. Parku që është në qendrën e fshatit është i mbjellun prej të burgosunve të dikurshëm. Kështu m’pati thanë edhe ni plak i Prizrenit që kish pasë taksiratin me i vujt’ do ditë aty.
Prej maslufte e deri sot, ajo hapësirë ka strehu shumë njerëz, të komunës së Istogut, po edhe të rretheve tjera. Mozomokeq janë kushtet aty! Sa e kalon pragun me hi n’oborrin e “burgut”, e nuhatë mjerimin. Aty është ni gyp i shpërthyem, që prej 1999 kush s’o habitë me rregullu.
Aty rrnon edhe ajo vogëlushja e rrahun keq ni vit ma parë, teksa kërkonte lëmoshë te dera e marketit. Vajzë e mitun nga komuniteti ashkali. Por, strehimorja i ka ba bashkë krejt etnitë, ndryshe nga dështimi i institucioneve qendrore e lokale për t’ndërtu një shoqni multietnike e barazitare, burgo-strehimorja e realizon këtë mision rrafsh e barabar qe 20 vjet. Krejt bashkë. Bashkë në varfni. Sikur kjo t’mos mjaftonte, Komuna e Istogut ka urdhnu që banorët me lëshu atë objekt. Duan me rrënu. Komuna thotë: thene qafen shkoni kah t’doni. Ndaqe shkoni me ba edhe testin PCR- 200 euro. Neve nuk na intereson.
Rastësisht e takova ate vogëlushen në autobus. E kishin kry punën për atë ditë e po ktheheshin n’shpi. Për dallim prej vllaut të vet, ajo ke e gëzume që po largohej prej strehimores. “Kemi me shku në Mitorvicë, te daja”. Ma tha disa herë, “kemi me shku te daja në Mitorvicë”. Nejse, s’ish ren daje, s’ish ren as shtëpije”, ka shkruar Jasharaj.
Ndërsa, kësaj i ka bashkangjitur edhe fotografi nga një protestë që këto familje strehën e vetme e kishin “burgun” e paraluftës.
E shumica e tyre janë fëmijë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...