Çokollata, aleatja e zemrës në kohë pandemie
Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 13 August 2020
Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim ka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.
Sidoqoftë, ky studim, i publikuar me 23 korrik në revistën mjekësore European Jornal of Preventive Cardiology, nuk do të thotë që ta teproni me çokollatën, përkundrazi, duhet të hani vetëm 28 gramë në ditë.
Çokollata Dhe Shëndeti i Zemrës
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Antioksidantët janë të duhur për të luftuar inflamacionin dhe rritur kolesterolin e mirë. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit. Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.
3 Ushqime Të Duhura Për Shëndetin e Zemrës
Ekspertët këshillojnë edhe këto tre ushqime të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor në të mirë të zemrës.
Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit. Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.
Fasulet E Zeza
Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina. Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...