Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 12 August 2020
Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, të premten pasdite mundësi për rrebeshe shiu. Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë
Rryma të nxehta ajrore nga Afrika Veriore do të kushtëzojnë mot të nxehtë në dy ditët e ardhshme. Ditën e enjte fushat e presionit më të rritur do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa Perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima. Të shtunën vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.
Sipas PW, nga dita e hënë sërish parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites mbetet mundësia për ndonjë rrebesh shiu.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj edhe këshillohet t’i ikim qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës, njofton PW.
Parashikimi për periudhën 13-17 gusht:
13.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Ditën me zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
15.08 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësira me rrebeshe shiu dhe bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive me mundësi edhe për breshër.
16.08 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.
17.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 2-10m/s.
Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.
Të tjera
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...