Zhvatja me ndërmarrjet publike | “Zëvendësimi i militantëve me militantë duhet të ndërpritet”
Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 05 August 2020
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur të martën më 4 gusht 2020, ka shkarkuar bordet e përkohshme të katër ndërmarrjeve publike: Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KRU “Prishtina”, Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër-Lepenc” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Ekonomistët kritikojnë vendimin e Hotit, dhe sipas tyre zëvendësimi i militanteve politik me disa militant tjerë politik nga secila parti politike që vjen në pushtet është praktikë e dëmshme për ndërmarrjet publike dhe duhet të ndërpritet.
Gazetari që për një kohë të gjatë ka përcjellur fushën e ekonomisë, e specifikisht edhe zhvillimet nëpër ndërmarrjet publike, Zekirja Shabani, thotë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shkarkimet dhe zëvendësimin me anëtar të ri të bordeve të ndërmarrjeve publike është dëshmi se këto ndërmarrje vazhdojnë të mbesin interes politik.
Sipas tij, qeveria e tanishme po i kap ato në emër të de-politizimit.
“Për dallim nga qeverisja e kaluar e cila përmes shkarkimeve të kundërligjshme politizoi bordet e ndërmarrjeve publike, edhe kjo e tanishmja po i kap ato në emër të de-politizimit”, deklaron Shabani për arbresh.info.
Sipas tij, një praktikë e ngjashme vazhdon tash e 20 vite në Kosovë në dëm të vetë ndërmarrjeve.
“Zëvendësimi i militanteve politik me disa militant tjerë politik nga secila parti politike që vjen në pushtet është praktikë e dëmshme për ndërmarrjet publike dhe duhet të ndërpritet sa më parë që është e mundur”, vlerëson Shabani.
Ndërkaq sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, këto shkarkime të bëra në emër të mirë qeverisjes, po tingëllojnë si sjellje e nepotizmit dhe punësimeve partiake.
“Pra tani e tutje qytetari nuk do i sheh si alternativë LVV-në dhe LDK-në për faktin që ua dha mundësinë për të mire qeverisur, por këto e thyen shpresën dhe besimin e qytetarit”, është shprehur Kadriaj për arbresh.info.
Përveç ekspertëve të ekonomisë, vendimi i qeverisë për shkarkime të bordeve, i cilësua si skandalozë edhe nga shoqëria civile.
Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se këto shkarkime e emërime po bëhen vetëm për rehatinë partiake, pasi sipas tij ligji nuk parashikon borde të përkohshme në këto ndërmarrje.
“Ligji i ndërmarrjeve publike nuk parasheh borde të përkohshme. Vetëm kur ky ligj ka hyrë në fuqi janë paraparë borde të përkohshme në mënyrë që brenda gjashtë muajve të plotësohen me anëtarë të përhershëm. Ligji parasheh që anëtarët e bordeve të plotësohen me konkurse publike ku do të zgjidhen njerëz profesionistë të fushës. Ndërsa ajo që po shohim ne është se çdo qeveri që po vjen më shumë po rehaton militantë partiakë në këto borde se që po vendosen profesionistë që do të avanconin ndërmarrjet publike. Me këto emërime politike këto borde po shkojnë drejt shkatërrimit”, deklaron Zekaj për arbresh.info.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit shkarkimi i bordeve në ndërmarrjeve publike ka ardhur nga mos-respektimi i rekomandimit dhe kërkesës nga aksionari Qeveria e Kosovës, që ka kompetencë ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në Ndërmarrjet Publike Qendrore./arbresh .info/

T� tjera
-
Osmani: Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, aktakuzë për sistemin, s’u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për një tjetër letër të Arlinda Zekaj...
-
Zvicër: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja, ja çfarë ndryshon
Ndryshimet përfshijnë dokumentet e identitetit, të dhënat e udhëtarëve ajrorë...
-
Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe
Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestu...
-
AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe in...
-
Albulena Haxhiu kujton heroin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë
Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu...
-
Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili ...
-
U gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe foshnja në Demiraj të Gjilanit, i dyshuari babai 65-vjeçar
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Demiraj të Gjilanit...
-
Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një let...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës ...
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...






























