Foto sa një mijë fjalë: Infermierja e QKUK-së shtrydh djersët nga puna me pacientët me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 03 August 2020
Infermierët e Kosovës pothuajse që 6 muaj janë në vijën e parë të frontit në luftë me COVID-19. Skena si kjo që po e shihni tashmë nuk janë të rralla. Infermierja Shqipe Kadriu shihet duhet e shtrydhur bluzën e saj nga djersët dhe puna.Aktorja Aurita Agushi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj infermiereje.
E postimi i saj është shpërndarë në rrjetin social edhe nga deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.
Agushi ka shkruar se tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim dhe larg familjes infermierët e mjekët po qëndrojnë afër pacientëve me COVID-19.
Ky është postimi i plotë i saj:
Infermierja Shqipe Kadriu , duke e shtrydhur djersën . Tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë , pa pushim , larg familjes duke ju qëndru afër pacienteve me Covid 19 . E sa e sa mjekë e infermiere shtrydhin djersën sepse nuk i kanë as 5 minuta kohë me e ndrru uniformën , me e pi një kafe si duhet , me e ngrënë një vakt të ngrohtë e për qejfi
E ne ? Cfarë jemi duke bërë ne që sado pak t’ua lehtësojme punën ?!ASGJË !
Sepse ne nuk mundemi pa dalë kafeve , nuk mundemi me e mbajtë maskën se po na e zë frymën , nuk mundemi pa u përqafu sepse “ shumë duhemi “ , nuk besojmë që ka virus sepse ka thënë Labi .Egoizëm i skajshëm . Mungesë e vetëdijes qytetare .
Më fal Shqipe që ta përdora foton , po sikur t’kisha forcë do të qjerresha deri sa piskama ime do t’mbrrinte deri te veshi i fundit injorant që shpërfill cdo regull , e mbi të gjitha shpërfill gjënë më të vlefshme . JETËN e NjERIUT .
Kujtojmë se sot para qeverisë së Kosovës kanë protestuar infermierët. Ata kanë kërkuar që t’u paguhet ndrrimi i natës 36 euro, nga 18 sa është tash sepse janë vija e parë dhe e fundit në përballje me virusin.
Të tjera
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...
-
Azemi drejtuar qeverisë: Kemi dalur t’u tregojmë që jeni në fazën e fundit, s’keni punëtorë të sektorit privat
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë ...
-
Hoti: Qeveria e mashtrimit u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë...
-
Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike në Manisa
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më par...
-
SBAShK me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës. Osmani ka...
-
Haradinaj: Sivjet shohim më pak shpresë, më shumë migrim e zhgënjim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Kurti ngushëllon familjen e Ali Lajҫit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq ...