Për 24 orë, 4 pacientë vdesin dhe konfirmohen 83 raste të reja me Covid-19, në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 12 July 2020
Ashtu si dje, edhe sot 4 qytetarë humbasin jetën nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 83 raste të reja me covid19.
Numri i pacientëve të shtruar në spital vijon të mbetet relativisht i lartë, 72 qytetarë, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Deklarata e plotë nga Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik:
Situata e COVID19 në vendin tonë vijon të jetë serioze ndaj, edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 223
Shkodër 180
Vlorë 113
Lezhë 63
Fier 29
Kukës 43
Korçë 32
Elbasan 36
Berat 39
Gjirokastër 25
Dibër 18
Të tjera
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?
Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë e...
-
72 vjeçarja nga Kumanova mashtrohet nga shitësit e druve, raporton rastin në polici
MPB në Maqedoninë e Veriut njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka rap...
-
Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...