Samiti virtual i Parisit pritet t’i japë dinamikë të re dialogut
Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 10 July 2020
Pikërisht pas një viti vonesë, sot pritet të mbahet Samiti i Parisit për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi.
Ani pse virtualisht dhe në distancë dy liderët evropianë, Merkel dhe Makron pritet t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje më 12 korrik në Bruksel. Megjithëkëtë, nga njohësit politikë po vlerësohet se aty nuk do të ketë diçka konkrete për palët në arritjen e një marrëveshje finale.
Hulumtuesi i politikave në organizatën Demokraci për Zhvillim, (D4D), Visar Xhambazi thotë për KosovaPress se në samitin e sotëm fokusi do të jetë në krijimin e modaliteteve praktike për dialogun.
“Ky samit virtual besoj që është një lloj fokusi i Berlinit, përkatësisht kancelarja, Merkel dhe presidentit francez, Makron që t’i jap fuqi politike shtytëse dialogut që pritet të rifillojë dy ditë më vonë. Për shkak se nuk kemi pasur bisedime për më shumë se dy vite, fokusi kryesor do të jenë krijimi i modaliteteve praktike në mënyrë që të shihet se si të vazhdohet tutje”, thotë ai për KosovaPress.
Këtë samit, analisti politik, Albinot Maloku po e sheh si vazhdimësi të samitit të Berlinit një vit më parë. Ai nuk pret diçka konkrete nga ky samit për Kosovën.
“Takimi i Parisit është vazhdimësi e takimit të Berlinit. Është një insistim i presidentit Markon dhe kancelarja Merkel që të ketë një konkretizim hapash nga BE-ja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mund të jetë një yvyrtyrë ky takim në mundësinë e konkretizimin e hapave të mëtutjeshëm. Aktualisht nuk shoh ndonjë diçka të veçantë dhe të prekshme për Kosovën”, thotë Maloku.
Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se ky samit do të rikonfirmojë mbështetjen evropiane karshi dialogut Kosovë-Serbi.
“E dimë që të premten pritet të ketë një samit i cili prapë do të ndërmjetësohet nga ana e presidentit Makron, po edhe kancelarja gjermane Merkel dhe këto të dyja duket sikur një mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili tashmë do të ndërmjetësohet dhe do të vazhdojë ndërmjetësimi nga përfaqësuesi i lartë po edhe nga emisari special Lajçak”, thotë ajo.
Më 27 qershor në Uashington ka dështuar rikthimi në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pasojë e propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa këtë të diele kryeministri, Avdullah Hoti pritet të takohet me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Të tjera
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...