Lajme

Hoti viziton Shqipërinë, ja kë do të takojë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 02 July 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Shqipërinë.

Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për komunikim e kryeministrit Hoti. E kjo vizitë po vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë.

Gjatë qëndrimit atje Hoti do të takohet me kryeministrin Edi Rama me të cilin do të kenë një konference të përbashkët, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Pas kësaj Hoti do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 3.7.2020 (e premte) viziton Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër kryeministri shqiptar Rama gjatë vizitës në Kosovë u takua me të gjithë liderët e partive politike pas propozimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera