Auto&Tech

Momenti i tmerrshëm kur vetura e vitit 2021 kaplohet në zjarr

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 09 June 2020

Genesis G80 i ri është një nga sedanët më të bukur, i cili ka arritur nivel përsosjeje dhe luksi.

Megjithatë, një pronar që e ka blerë modelin më të ri nga firma amerikane për prodhimin e makinave është përballur me një situatë të vështirë. Gensis G80 i 2021-ës në pronësi të tij është vënë në flakë, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

Vozitësi, sipas mediumit, e kishte vozitur makinën për vetëm një muaj. Ai po e ngiste automjetin në një autostradë të Koresë së Jugut, teksa makina papritmas goditi një objekt të rrëzuar në mes të korsisë.

-Advertisement-

Sipas voztësit dhe evidencave fotografike, objekti që shkaktoi aksidentin ishte pjesë e sistemit të kamionëve të mesëm, të destinuar për pastrimin e ajrit.

Në fotografi shihet qartazi se modeli i ri i markës Genesis është përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme.

Car Buzz bën me dije se flakët nuk ndodhën si rezultat i problemeve teknike të makinës.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy