Dembele i thotë “po” Juves, Pjanic më pranë Barçës!
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 03 June 2020
Rindizen shpresat e Barcelonës për të firmosur me Miralem Pjanic. Gazeta katalanase MundoDeportivo shkruan se Ousmane Dembele i ka ndezur dritën jeshile një kalimi të mundshëm te Juventusi si pjesë e marrëveshjes që do të çojë mesfushorin boshnjak në Camp Nou. Pas përgjigjes negative të mesfushorit brazilian Arthur dhe refuzimit të klubit katalanas për të përfshirë në marrëveshje talentin Ansu Fati, tashmë ka dalë në skenë karta Dembele që mund të zhbllokojë këtë operacion merkatoje.
.Bardhezinjtë janë të interesuar për sulmuesin francez por e duan atë në formë huazimi. Barcelona në krahun tjetër për të patur në skuadër Miralem Pjanic është e gatshme të sakrifikojë një lojtar me të ardhme të madhe si Dembele për të cilin pagoi 105 milionë euro plus bonuset për ta blerë nga Dortmundi 3 vite më parë. Te Juventusi Dembele ndërkohë do të kishte mundësi të luante në vazhdimësi dhe për këtë arsye është i gatshëm të pranojë transferimin për t’u kthyer në nivelet kur luante për Borussian. Dembele aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që pësoi në muajin shkurt, kur iu nënshtrua dhe një operacioni. Në këtë sezon të La Ligas, 23-vjeçari francez është aktivizuar vetëm në 5 takime duke shënuar dhe 1 gol.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...