Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë mbanë takim me Agim Ademin
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 01 June 2020
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë gjatë ditës se sotme kanë mbajtur një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, shkruan Gazeta inFokus.
ShMDFK i ka kërkuar kryetarit të FFK-së zgjidhje për problemet financiare të krijuara gjatë pandemisë për futbollistët e klubeve të Ligës së Parë, Dytë e Tretë, pasi Komiteti Ekzekutiv i anuloj këto kampionate.
Më poshtë komunikata e plotë e ShMDFK-së:
Në vijim të vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës të datës 27 Maj, lidhur me përfundimin e sezonit aktual 2019/20 në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe Ligën e Femrave, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka takuar kryetarin e FFK për të shprehur shqetësimet e saja lidhur me pasojat që sjell ky vendim. ShMDFK ka kërkuar sqarime nga FFK për këtë vendim, me fokus në gjetjen e zgjidhjes së problemeve financiare të trashëguara, si dhe ato të krijuara gjatë situatës pandemike, e që pashmangshmërisht do të reflektohen edhe më shumë si pasojë e vendimit në fjalë.
ShMDFK po bën përpjekje dhe angazhohet që të gjindet zgjidhja e këtij problemi, nisur nga fakti se shumica e futbollistëve të kontraktuar dhe të licensuar nga FFK, pjesë e ekipeve që garojnë në ligat e sipërpërmendura, të ardhurat e vetme ekonomike i kanë nga aktiviteti i tyre i ushtruar – futbollistik. Si rrjedhojë, ju bëjmë thirrje dhe këshillojmë të gjithë futbollistët e afektuar nga ky vendim, që bashkë me përfaqësuesit e klubeve të tyre të nisin negociatat për arritjen e marrëveshjes së dyanshme për zgjidhje, respektivisht shlyerjen e pagave të prapambetura nga ana e klubit në llogari të lojtarit.
Shoqata siguron anëtarët e saj se do të vazhdoj të mbaj takimet e rregullta dhe ato virtuale me kapitenët e të gjitha ligave të futbollit të Kosovës në kategorinë e femrave dhe të meshkujve, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta për ndërgjegjësimin e lojtarëve në aspektet profesionale me interes për ta.
Me respekt,
Bordi i Shoqatës.
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...